Kosova mbetet pa një veprimtar të madh të sportit

Hendboll

Kosova mbetet pa një veprimtar të madh të sportit

Më: 13 janar 2026 Në ora: 11:38
Rexhep Kaçaniku

Ka ndërruar jetë Rexhep Kaçaniku, kontribuesi i madh dhe personaliteti i rëndësishëm i hendbollit të Kosovës

Kaçaniku ndërroi jetë të hënën në moshën 77-vjeçare. Deri në frymën e fundit i qëndroi pranë klubit Trepça, ndërsa kryetar i këtij klubi ishte nga viti 1981 deri në vitin 1985 dhe nga viti 2014 e deri në vitin 2018.

Nën drejtimin e të ndjerit Kaçaniku, KH Trepça ka arritur suksese të rëndësishme.

Rexhep Kaçaniku ka dhënë kontribut të madh edhe si gjyqtar i hendbollit dhe delegat i ndeshjeve.

Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit kosovar të hendbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes shumë të nderuar Kaçaniku, KH Trepçës si dhe bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të të ndjerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat