Pireci i bashkohet KHF Terezës

Hendboll

Pireci i bashkohet KHF Terezës

Nga: K.G. Më: 22 janar 2026 Në ora: 14:06
Endiona Pireci i

Hendbollistja e talentuar Endiona Pireci i bashkohet ekipit nga Kastrioti, Tereza! 

KHF Tereza po lufton për katër vendet e para në tabelën e klasifikimit në Superligën e Kosovës.

“Endiona Pireci, 18-vjeçarja nga Prizreni, është përforcimi më i ri i familjes sonë KHF Tereza.

Ajo vjen nga ekipi KHF Click, ku ka treguar përkushtim, disiplinë dhe potencial të madh në fushën e hendbollit.

E re në moshë, por e pjekur në lojë, Endiona sjell energji, ambicie dhe dëshirë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje.

Me punën dhe karakterin e saj sportiv, ajo është e gatshme të rritet dhe të kontribuojë në objektivat tona si klub”, ka njoftuar KHF Tereza.

Ekipi nga Kastrioti e mbylli vjeshtën në vend të pestë me 8 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat