Sefedin Reçica me zemër të madhe dhe hilet e gjyqtarëve të Beogradit në finalen e Kupës në vitin 1979 

Hendboll

Sefedin Reçica me zemër të madhe dhe hilet e gjyqtarëve të Beogradit në finalen e Kupës në vitin 1979 

Nga: K.Goca Më: 22 janar 2026 Në ora: 16:59
Sefedin Reçica

Pas klubit të futbollit Trepça nga Mitrovica, që në vitin 1978 u bë klubi i parë nga Kosova që luajti në finalen e Kupës “Marshall Tito”, edhe Borci i Ferizajt (siç quhej atëherë, sot Kastrioti) arriti një sukses historik, duke u kualifikuar në finalen e Kupës së ish-Jugosllavisë në hendboll në vitin 1979.

As Trepça në futboll dhe as Borci i Ferizajt në hendboll nuk arritën ta fitojnë trofeun, jo për mungesë cilësie, por për shkak të hileve të hapura të gjyqtarëve, të cilët ndikuan drejtpërdrejt në epilogun e finaleve.

Më 23 maj të vitit 1979, në palestrën e sportit në Banjallukë, hendbollistët ferizajas, me në krye Sefedin Reçicën, treguan luftë dhe zemër të madhe në finalen e Kupës “Marshall Tito”.

Megjithatë, fitorja iu mohua nga gjyqtarët e ardhur nga Beogradi, të cilët diktuan ritmin e lojës dhe dëmtuan ekipin nga Ferizaj.
Ishte e qartë se nuk lejohej që një ekip shqiptar nga Kosova të fitonte një finale ndaj një klubi që atëkohë konsiderohej fuqi e madhe e hendbollit ish jugosllav – Borci i Banjallukës nga Bosnja dhe Hercegovina.

Shkëlqeu Aziz Makiqi, legjendë e hendbollit, i cili ishte më efikasi i ndeshjes me 9 gola. Pas tij u dallua Ratomir Tomoviq me 5 gola (katër nga penalltitë), ndërsa Sefedin Reçica kontribuoi me 4 gola etj.

23 maj, 1979

Borci (Bll) - Borci (Fe) 28:26 (14:14)

Gjyqtarë: Stanojeviq e Valçiq (Beograd).
Shikues: 2000.
Borci (Bll): Arnautoviq, Koso 3 (1), Petkoviq, Anushiq, Elezoviq 4, Unçanin, Shtrbac 9, Krsniq, Popoviq 6, Çeçavac 3, Goliç 3 dhe Ravliq.
Borci (Fe): Kasim Kamenica, Basri Tupella 3, Aziz Makiqi 9, Gërkoviq 4, Dekiq, Reçica 4, Ferzan, Tomoviq 5 (4), Bujar Qerimi, Tahir Sojeva1, Skënder Sahiti dhe Nexhdet Dobroshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat