Një emër i merituar është në bordin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Është fjala për ish hendbollisten Doruntina Demiraj e cila është anëtare e re duke e plotësuar numrin.
Një vajzë që ka prirje për menaxhimin e hendbollit dhe një kuadër që e gëzon edhe Federatën e Hendbollit të Kosovës.
“Në bazë të Statutit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, dhe votave të Kuvendit të fundit zgjedhor, Doruntina Demiraj është zgjedhur anëtare e re e Bordit Udhëheqës të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Doruntina Demiraj është sekretare e Klubit të hendbollit Istogu, ish-hendbolliste e Kosovës si dhe e KHF Istogu, klub në të cilin është formuar si lojtare dhe ka zhvilluar gjithë karrierën e saj sportive. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe me profesion është inxhiniere e Softëare-it.
Me përvojën e saj sportive dhe profesionale, Doruntina Demiraj pritet të jetë një vlerë e shtuar dhe një kontribut i rëndësishëm për punën e Bordit Udhëheqës të FHK-së”, njofton KHF Istogu.