Fitore e madhe e Kroacisë

Hendboll

Fitore e madhe e Kroacisë

Nga: K.G. Më: 25 janar 2026 Në ora: 22:10
Pamje nga ndeshja

Kroacia e mposhti Zvicrën me rezultat 28:24 në xhiron e tretë të fazës së dytë të Kampionatit Evropian të hendbollit. 

Nënkampionët aktualë të botës u barazuan kështu me Islandën, Slloveninë dhe Suedinë në krye të grupit 2 me nga katër pikë. Zvicra dhe Hungaria janë në fund me nga një pikë.

Zvonimir Srna ishte golashënuesi më i mirë i Kroacisë me pesë gola, ndërsa Filip Glavash, Ivan Martinoviq dhe Tin Lu çin shtuan nga katër secili.

Portieri Dominik Kuzmanoviq u shpall lojtari i ndeshjes, pasi kishte pritur shtatë gjuajtje. Samuel Zehnder shënoi gjashtë gola për ekipin e Zvicrës dhe Luka Maros shënoi pesë.

Ekipi kroat i hendbollit do të luajë ndeshjen e radhës të martën në orën 18:00 kundër Sllovenisë. Zvicra dhe Islanda, si dhe Suedia dhe Hungaria, do të luajnë gjithashtu në të njëjtën ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat