Nebih Zariqi: Atmosfera në ekip është jashtëzakonisht e mirë 

Hendboll

Nebih Zariqi: Atmosfera në ekip është jashtëzakonisht e mirë 

Nga: K.G. Më: 25 janar 2026 Në ora: 23:04
Nebih Zariqi

Prishtina synon rezultate edhe më të mira në pjesën e dytë të elitës së hendbollit të Kosovës.

Vashat e Prishtinës janë në vlugun më të madh të përgatitjeve.

Kryetari i KHF Prishtina, Nebih Zariqi, shpreh optimizmin për një pranverë me të mirë.

“Po vazhdon me intensitet të lartë ushtrimet përgatitore për sezonin pranveror.

Atmosfera në ekip është jashtëzakonisht e mirë, me ushtrime cilësore dhe një përkushtim maksimal nga ana e lojtareve dhe stafit profesional, të cilët po punojnë çdo ditë me seriozitet dhe vizion të qartë.

Salla e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve po ofron një ambient të ngrohtë dhe motivues, duke krijuar kushtet e duhura për zhvillimin dhe rritjen e këtij ekipi.

Energjia pozitive, disiplina dhe dëshira për sukses janë të dukshme në çdo seancë stërvitore.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që po kontribuojnë dhe po ndihmojnë në ngritjen dhe forcimin e KHF Prishtina, duke besuar në këtë projekt dhe në vajzat që me krenari përfaqësojnë klubin.

Rrugëtimi vazhdon me besim dhe ambicie për rezultate edhe më të mira”, ka shkruar Zariqi në profilin e tij në facebook.

Prishtina e zë vendin e gjashtë me 6 pikë, katër më pak se Ferizaj që ndodhet në vend të katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat