Elsa Shala, kapitene e re e Istogut

Hendboll

Elsa Shala, kapitene e re e Istogut

Nga: K.G. Më: 29 janar 2026 Në ora: 20:52
Elsa Shala

Klubi i hendbollit Istogu ka emëruar kapitenen e re.

Është fjala për Elsa Shala.

Lajmi bëhet i ditur nga KHF Istogu.

“Elsa Shala, kapitene e re e kampioneve të Kosovës

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Istogu, ka emëruar kapitenen e re që do t’i prijë skuadrës në sfidat e radhës.

Një nga pozitat më të rëndësishme në skuadrën e trofeshme kosovare i është besuar hendbollistes së talentuar, 16-vjeçares Elsa Shala.

Elsa Shala është gjithashtu kapitene e Kombëtares së Kosovës U17. Ajo e udhëhoqi kombëtaren si kapitene në dy turne të rëndësishëm gjatë vitit që lamë pas: Kampionatin Evropian U17, Divizioni B, si dhe në IHF Trophy European Zone, ku Kosova fitoi medaljen e bronztë.

Emërimi i saj kapitene e Istogut konfirmon talentin, lidershipin dhe besimin e madh që klubi dhe hendbolli kosovar kanë në të ardhmen e saj”, njofton KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat