Selektori i Islandës: Humbëm nga skuadra më e mirë në botë

Hendboll

Selektori i Islandës: Humbëm nga skuadra më e mirë në botë

Nga: K.G. Më: 30 janar 2026 Në ora: 23:51
Guðjónsson

Danimarka e mposhti Islandën me rezultat 31:28 dhe siguroi kualifikimin në finalen e Kampionatit Evropian të hendbollit.

Kampionët aktualë të botës, katër herë radhazi, do të synojnë medaljen e parë të artë evropiane që nga viti 2012, kur të përballen me Gjermaninë të dielën në orën 18:00.

Islanda do të luajë për medaljen e bronztë kundër Kroacisë, po atë ditë në orën 15:15.

Selektori i Islandës, Snorri Steinn Guðjónsson, e komentoi humbjen ndaj Danimarkës me tone realiste dhe respektuese.

“Humbëm sonte ndaj skuadrës më të mirë në botë.

Është e dhimbshme të humbasësh, por dhamë gjithçka që kishim. Nuk mund të kërkoja më shumë nga djemtë e mi sot.

Është shumë e vështirë të luash kundër danezëve. Luftuam mirë, por disa detaje nuk shkuan në anën tonë.

I përgëzoj lojtarët e mi – ishin të shkëlqyer dhe dhanë zemrën e shpirtin në këtë turne”, selektori  islandez.

Ai shtoi se skuadra tashmë e ka kthyer fokusin te ndeshja për medalje:

“Jemi të lënduar nga humbja, por vazhdojmë përpara. Na pret një ndeshje shumë e madhe kundër Kroacisë. Luajmë për medalje dhe do të jemi të përgatitur”, përfundoi Guðjónsson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat