Nëse e kalon Bosnjë-Hercegovinën🇧🇦, Kosova luan me Ishujt Faroe

Hendboll

Nëse e kalon Bosnjë-Hercegovinën🇧🇦, Kosova luan me Ishujt Faroe

Më: 31 janar 2026 Në ora: 15:33
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë me Ishujt Faroe nëse kalon në raundin e tretë kualifikues për Botërorin 2027.

Kështu u vendos në shortin e tërhequr të shtunën në Herning të Danimarkës.

Kosova aktualisht është në raundin e dytë kualifikues, ku përballet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshjet luhen në mars.

Nëse e kalon Bosnjën, Kombëtarja jonë luan me Ishujt Faroe, në maj, në fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Në ndeshjen e parë eventuale, Kombëtarja jonë do të ishte vendase.

Hendbollistët tanë në raundin e parë kualifikues eliminuan Britaninë e Madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat