Në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë, gara për titull shumë interesante

Hendboll

Në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë, gara për titull shumë interesante

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 10:32
Pamje nga ndeshja

Nga 24 pikë i kanë tri skuadrat e kreut të tabelës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo paralajmëron garë të fortë dhe shumë interesante për titull të kampionit të Kosovës në hendboll.

Pjesa e dytë e kampionatit, përkatësisht stinori pranveror, fillon këtë fundjavë.

Në program është xhiroja e 15-të, ndeshjet e së cilës xhiro janë: Vëllaznimi – Llapi, Trepça – Besa Famgas, Kastrioti – Prishtina, Rahoveci – Vushtrria.

Janë Besa Famgas, Rahoveci e Kastrioti që stinorin vjeshtor e përfunduan me nga 24 pikë, përkatësisht me nga 12 fitore e dy humbje.

Këto tri skuadrat pritet të zhvillojnë betejë të fortë deri në fund për vendin e parë. Secila xhiro, secila ndeshje, pritet të jetë me peshë.

Pas treshes së parë në tabelë janë Vëllaznimi, Trepça, Llapi, Prishtina e Vushtrria.

Tash e tutje në prag të ndeshjeve të seniorëve zhvillohen ndeshjet e ligës së pionierëve. Pra në fundjavë është edhe xhiroja e parë e ligës së pionierëve, në të cilën paraqiten lojtarët deri në 16 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat