KHF Samadrexha përforcohet

Hendboll

KHF Samadrexha përforcohet

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 10:41
Pamje nga ndeshja

Kampionja vjeshtore Samadrexha është përforcuar me hendbolliste nga shtetet e jashtme për pjesën e dytë të kampionatit.

Samadrexha është më e vendosur se kurrë që të luftojë për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Klub që e mbylli vjeshtën pa asnjë humbje, me gjithsej 8 fitore në Superligën e Kosovës.

“KHF Samadrexha ka kënaqësinë të njoftojë angazhimin e përforcimeve të reja për gjysmën e dytë të sezonit garues.

\Klubi ynë mirëpret zyrtarisht Yasemin, Elizabeth dhe Maia, të cilat nga sot do të jenë pjesë e ekipit tonë dhe do të kontribuojnë në realizimin e objektivave të klubit për këtë sezon.

Jemi të bindur se përvoja, cilësia dhe angazhimi i tyre do të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën”, njofton KHF Samadrexha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat