FHK-ja me dy çifte gjyqtarësh dhe me dy delegatë në Kampionat Mesdhetar

Hendboll

FHK-ja me dy çifte gjyqtarësh dhe me dy delegatë në Kampionat Mesdhetar

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 15:22
Pamje nga ndeshja

Federata e Hendbollit e Kosovës është prezantuar denjësisht edhe me zyrtarë ndeshjesh në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet. Ky kampionat u mbajt gjatë gjithë javës së kaluar në Prishtinë dhe u vlerësua shumë i suksesshëm.

"Nga plot gjashtë ndeshje në Mesdhetar i drejtuan çiftet e gjyqtarëve: Avdullah Maloku – Rilind Foniqi dhe Anesa Maksuti – Elda Hoxha.

Për të dy çiftet e gjyqtarëve tanë ishte një përvojë shumë e vlefshme drejt avancimit të vazhdueshëm në zejen me përgjegjësi.

Ndërkohë Fahredin Hashani dhe Faton Ferati ishin delegatë të ndeshjeve.

Kampionati Mesdhetar është organizuar nga Konfederata Mesdhetare e Hendbollit në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës", njofton FHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat