Çifti Bujupi drejtoi ndeshjen e Kupës Evropiane për hendbollistë!
Angazhim të rëndësishëm evropian në fundjavë kishte edhe dyshja e gjyqtarëve të FHK-së, Genc Bujupi e Getoar Bujupi.
Dyshja Bujupi ishte në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kurse e drejtoi ndeshjen mes skuadrave GRK Ohrid dhe Dukla Praha, që mblodhi 2500 shikues.
Fitore me rezultat 30:21 shënoi skuadra vendase. Ishte kjo ndeshja e parë e një të tetës së finales së Kupës Evropiane për hendbollistë. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Çeki.