Derbi në Rahovec

Hendboll

Derbi në Rahovec

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 22:48
Pamje nga ndeshja

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon me ndeshjet e xhiros së 17-të.

Një ndeshje është të mërkurën e tri të enjten.

Ndërkohë e gjithë vëmendja do të jetë në palestrën “Mizahir Isma” ku të enjten prej orës 20:00 zhvillohet derbi i xhiros.

Takohen Rahoveci dhe Besa Famgasi, dy skuadrat që synojnë titullin e kampionit.

Kampioni në fuqi, Rahoveci, është lider i klasifikimit me 28 pikë. 28 pikë i ka edhe Kastrioti në vendin e dytë. Besa Famgas, që ishte kampione vjeshtore, është e treta me 24 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Besa e humbi paksa hapin me dy skuadrat e kreut, pas disfatës 25:20 nga Kastrioti të dielën në Pejë.

Të enjten janë edhe ndeshjet Trepça – Llapi (20:00) dhe Kastrioti – Vëllaznimi (18:30).

Xhiroja hapet me ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Prishtinës, të mërkurën nga ora 20:00.

Vushtrria është e fundit, ende pa pikë. Prishtina i ka shtatë pikë në vendin e parafundit. I gjashti është Llapi me 11 pikë. Trepça i ka 12 pikë në vendin e pestë, kurse Vëllaznimi mban vendin e katërt me 16 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat