Kampioni përballet me KH Besa Famgas

Hendboll

Kampioni përballet me KH Besa Famgas

Nga: K.Goca Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 18:19

Sonte do të luhet derbi i javës së 17-të në Kampionatin e Kosovës në hendboll.

Kampioni në fuqi, Rahoveci do të sfidohet nga Besa Famgas e Pejës.

Përballja luhet në orën 20.00 në palestrën “Mizahir Isma’ në Rahovec.

Skuadra e Rahovecit konsiderohet favorit, ndërsa Besa ka lënë pas shpine humbjen e javës së kaluar si vendas nga Kastrioti i Ferizajt.

Besa është në vend të tretë me 24 pikë, ka 4 më pak se lideri Rahoveci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat