Istogu rrezikon të shuhet!
Klubi i hendbollit Istogu (femrat), kampionja në fuqi, është në dorën e komunës së Istogut.
Klubi më i trofeshëm në Kosovë, rrezikon shpërbërjen.
Problemi nuk është i ditës së sotme.
KHF Istogu ka paralajmëruar qysh në fund të edicionit vjeshtor, se do t’i luajë tre ndeshjet e fundit për të respektuar kampionatin ashtu edhe ndodhi.
Megjithatë pjesa e dytë e kampionatit i zë në të njëjtën situatë, pa palestër, pa palestër alternative që ishte në Banjë dhe pa stërvitje, anulon ndeshjen me Prishtinë, rrezikon të humbin me rezultat zyrtar 10::0 nga Prishtina dhe të dënohen me -1 pikë.
Istogu i ka ditët vendimtare. Zgjedhjen e problemit apo përjashtimin nga garat.