Reprezentuesi i Kosovës me paraqitje të mirë në elitën franceze

Hendboll

Reprezentuesi i Kosovës me paraqitje të mirë në elitën franceze

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 23:33
Olsi Mulaj

Hendbollisti i kombëtares së Kosovës, Olsi Mulaj, pati paraqitje të mirë në elitën e hendbollit francez.

Ai u paraqit për Istres Provence, që pësoi humbje në udhëtim me rezultat 33:28 nga Montpellier, në kuadër të javës së 17-të.

Sipas faqes zyrtare franceze “lnh.fr”, Mulaj realizoi dy gola nga katër gjuajtje.

Montpellier renditet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Istres është i fundit (i 16-ti) me 5 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat