Besa Famgas ka fituar bindshëm ndaj Llapit në Podujevë.
Të mërkurën mbrëma, në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll, ekipi pejan fitoi me rezultat 36:23.
Stefan Talevski i shënoi 9 gola për Besën.
Nga 5 i realizuan Oliver Babek e Boban Kakovski.
Te Llapi, Cristiam Machado ishte më efikasi duke realizuar shtatë herë. Në gjashtë gola u ndal Jefferson Bastos.
Besa Famgas është e treta me 30 pikë nga 19 ndeshje. Llapi renditet i pesti me 15 pikë.
Po të mërkurën, Trepça fitoi në "Minatori" ndaj Vushtrrisë me rezultat 40:27.
Eris Beqiri i shënoi 10 gola për Trepçën, kurse Sali Maxhera nëntë.
Te Vushtrria më efikasi ishte Leonard Krasniqi me shtatë gola.
Trepça mbetet në vendin e gjashtë, tani me 14 pikë nga 19 ndeshje.
Vushtrria është e fundit, pa pikë.