Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitore të madhe ndaj kampionit në fuqi, Rahovecit, me rezultat 27:25 në kuadër të javës së 20-të të elitës së hendbollit të Kosovës.
Portieri Wadi Chebbi është trim i ndeshjes, ku falë tij Kastrioti e mposhti kampionin.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj u karakterizua me rivalitet të madh dhe u ndoq nga mbi 1.000 shikues.
Pjesa e parë përfundoi 13:11 në favor të Kastriotit.
Në këtë pjesë u dallua Adonit Isufi, i cili realizoi 6 gola në 30 minutat e parë.
Në pjesën e dytë loja ishte shumë e barabartë, me Rahovecin që disa herë barazoi rezultatin, por vendasit arritën ta ruajnë epërsinë deri në fund dhe fitojnë me rezultat (27:25).
Adonit Isufi ishte më efikasi te Kastrioti me 8 gola, Alban Haziri 7 sosh, ndërsa me pritje u dallua portieri Wadi Chebbi. Te Rahoveci më të dalluarit ishin Egzon Gjuka dhe Arbios Mushkolaj, ku secili realizuan nga 6 gola.
Pas kësaj fitoreje, Kastrioti kryeson tabelën me 36 pikë, dy më shumë se Rahoveci në vendin e dytë.