Hendbollistet e Kastriotit nga Ferizaj as që kanë marrë mundin të shkojnë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, për të zhvilluar ndeshjen e shtyrë me Ferizajn në kuadër të Superligës së Kosovës.
Ferizaj u tregua zemërgjerë dhe kishte pranuar të shtyhet ndeshja, ndërsa sot Kastrioti fare nuk u paraqit në fushë dhe siç raportohet as që u lajmëruan se do të vijnë apo jo.
Ky është skandal.
Kjo ndeshje do të regjistrohet me rezultat 10:0 për Ferizajn dhe Kastriotit do t’i merret një pikë.
“Ju njoftojmë se ndeshja zyrtare e paraparë të zhvillohej kundër KHF Kastrioti nuk u realizua, pasi ekipi kundërshtar nuk u paraqit në termin.
Ekipi ynë ishte i pranishëm dhe i gatshëm për zhvillimin e ndeshjes, duke pritur sipas procedurave të rregullta, mirëpo pala kundërshtare nuk u paraqit”, reagon KHF Ferizaj.