Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, të mërkurën vazhdon gara në Superligën e hendbollisteve.
\Nuk shtyhet as një ndeshje .
Në program është xhiroja e 12-të.
Kjo xhiro hapet me derbin në mes të Prishtinës dhe Ferizajt. Të dy skuadrat kanë pretendime të mëdha për këtë edicion dhe synojnë pikët në ndeshjen që zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.
Ferizaj është i katërti në tabelë me 10 pikë. Dy pikë më pak në vendin e pestë i ka Prishtina.
Të enjten janë dy ndeshje. Nga ora 18:00 takohen Kastrioti e Shqiponja, kurse prej orës 20:00 është ndeshja në mes të Ulpianës dhe Samadrexhës.
Ndeshja mes Besës e Istogut zhvillohet më 18 apo 19 mars.
Samadrexha është lidere e klasifikimit me 18 pikë. 16 pikë në vendin e dytë i ka Shqiponja. Pason Istogu në vendin e tretë me 13 pikë.
Pas Ferizajt e Prishtinës në renditje janë Tereza në vendin e gjashtë me tetë pikë, Kastrioti e Ulpiana me nga tri pikë dhe Besa me dy.