Më 30 mars Kuvendi i Punës i FHK-së

Hendboll

Më 30 mars Kuvendi i Punës i FHK-së

Më: 12 mars 2026 Në ora: 15:57
Bordi i Federatës së Hendbollit

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Nën drejtimin e presidentit Edin Kolgeci, Bordi ka diskutuar për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me hendbollin.

Është vendosur që Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mbahet më 30 mars.

Bordi ka miratuar raportin për Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet e reja që u mbajt në Prishtinë.

Është diskutuar edhe për përgatitjet që po bëhen për ndeshjet e Kombëtares A të Kosovës me Bosnjë-Hercegovinën dhe për tema të tjera me rëndësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat