Vetëm shikoi rezultatet e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll, është treguesi më i mirë se sa është dallimi mes skuadrave të para dhe të fundit në renditje, siç thonë në popull si nata me ditë.
Hendboll a basketboll, Samadrexha fiton me rezultat 64:22 ndaj Ulpianës!
Të enjten mbrëma Samadrexha e mposhti Ulpianën në Lipjan me rezultat 64:22, derisa Shqiponja fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultatin 44:23.
Samadrexha i ka dhjetë fitore rresht dhe udhëheqë në tabelë me 20 pikë.
Shqiponja është e dyta me 18 pikë nga 11 ndeshje.
Kastrioti e Ulpiana mbesin në pozitat shtatë e tetë me nga 3 pikë.