Vogëlushja Kaila Zukaj, bija e ish sportistes Alberina Berisha në përkrahje të Kosovës 

Hendboll

Vogëlushja Kaila Zukaj, bija e ish sportistes Alberina Berisha në përkrahje të Kosovës 

Nga: K.G. Më: 18 mars 2026 Në ora: 15:08
Kaila Zuka

Përballja mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës pritet me shumë kërshëri nga dashamirët e hendbollit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Djelmoshat tanë nesër do të zbresin në parket në palestrën “Mejdan” në Tuzëll, ku do të përballen me Bosnjën në ndeshjen e parë. Ata synojnë një rezultat pozitiv në këtë sfidë shumë të vështirë, që zhvillohet në orën 20:00.

Në anën tjetër, ish-hendbollistja e shquar, Alberina Berisha, që jeton në Austri, e cila për vite me radhë ishte pjesë e klubit Shqiponja nga Gjakova dhe ka fituar titullin kampion në Kosovë, po e mbështet fuqishëm kombëtaren.

Ajo, së bashku me vajzën e saj, Kaila Zukaj, kanë treguar përkrahje të madhe për ekipin kombëtar.

Vogëlushja është veshur me fanellën dhe tutat sportive të kombëtares së Kosovës në hendboll, duke dhënë një mesazh për dashurinë ndaj vendit dhe sportit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat