Fshesa për disa, selektori i Kosovës mos të mendon dy herë 

Hendboll

Fshesa për disa, selektori i Kosovës mos të mendon dy herë 

Nga: K.Goca Më: 19 mars 2026 Në ora: 22:32
Selektori Jesper Ostlund

Tre – katër hendbollistë nuk e meritojnë fanellën e kombëtares së Kosovës

Secili lojtar duhet ta kuptojë një herë e mirë, se fanella me mbishkrimin Kosova peshon shumë më shumë se çdo gjë tjetër, është jetë a vdekje në fushën e lojës,.

Tre a katër lojtarë duket se nuk e po kuptojnë brenda kombëtares së Kosovës.

Selektori Jesper Ostlund duhet ta ketë të qartë, se fshesa duhet të bëhet gati për disa të cilët nuk mund të jenë si yje në fushën e lojës.

Duhet të kërkojë emra të rinj, lojtarë të moshës së re, më keq nuk bëhet, më mirë të kalojmë në një fazë dyvjeçare dhe në një situatë të vështirë me rezultate por të fitojmë emra të rinj. Ata që nuk e kanë vendin në kombëtare, t’ju tregohet dera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat