Ndeshje interesante në çerekfinale te hendbollistet

Hendboll

Ndeshje interesante në çerekfinale te hendbollistet

Më: 21 mars 2026 Në ora: 13:51
Pamje nga ndeshja

Prishtina - Samadrexha është prej ndeshjeve më interesante në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Shorti është tërhequr të shtunën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, kurse ndeshjet zhvillohen mesjavën e ardhshme, më 25 e 26 mars.

Si Prishtina ashtu edhe Samadrexha synojnë të jenë në turneun final të Kupës.

Edhe ndeshjet tjera priten të jenë me rivalitet.

Ferizaj e pret Besën e Pejës.

Në Obiliq takohen Tereza e Shqiponja, derisa Ulpiana e pret Istogun, fituesin në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat