Basri Latifi befason

Hendboll

Basri Latifi befason

Më: 24 mars 2026 Në ora: 20:19
Basri Latifi

Krijimi i Ligës Rajonale në hendboll, trajneri i WHC Çair, Basri Latifi jep detaje

Dje përfaqësuesit e federatave të hendbollit të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi kanë mbajtur një takim të përbashkët në Beograd, ku temë kryesore ishte krijimi i ligave rajonale në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Në fillim do të jenë vetëm këto tre shtete.

Në takim u diskutuan modalitete të ndryshme të organizimit të garave, duke përfshirë disa modele të një sistemi lige, me qëllim përmirësimin e cilësisë së hendbollit, rritjen e konkurrencës dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

“Ne si nënkampion, por edhe nëse shpallemi kampion e kemi të obligueshme pjesëmarrjen, ku do të jetë një motiv shtesë për të garuar dhe të konkurruar me ekipet më të mira të rajonit.

Ka ende module se si do të funksionon dhe a do të lirohemi nga kampionati vendor, deri sa të filloj play-off në kampionat, por këto janë ende modalitete të cilat duhet të definohen në takimin e radhës dhe të fundit në muajin prill.

Sidoqoftë plani është të fillohet nga shtatori I sezonit 2026/27. Federata edhe ministria e sportit janë nismëtar të kësaj iniciative, sidoqoftë do të rritet cilësia dhe konkurrenca”, deklaroi për mediumin e Maqedonisë “Open-TV”, trajneri i ekipit shqiptar Çair, Basri Latifi.

Sipas njoftimeve të mëparshme, liga e meshkujve duhet të ketë 10 klube dhe të luhet sipas një sistemi 4+4+2. Kjo do të thotë që Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të dërgojnë secila nga katër përfaqësues, ndërsa Mali i Zi do të marrë pjesë me dy ekipe.

Në garën e femrave, gara do të ishte edhe më e gjerë, me pjesëmarrjen e klubeve nga deri në gjashtë vende (Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja dhe Hercegovina), të cilat do të dërgonin nga dy përfaqësuese secila.

Vendimi përfundimtar për formatin e garës do të merret në takimin e ardhshëm, i cili është planifikuar në muajin prill në Shkup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat