Mini-hendboll implementohet edhe në Istog

Hendboll

Mini-hendboll implementohet edhe në Istog

Më: 26 mars 2026 Në ora: 11:34
Pamje

Istogu është qyteti i radhës ku Federata e Hendbollit e Kosovës e ka prezantuar projektin për mini-hendbollin.

Rreth 40 nxënëse ishin në aktivitetin e hendbollit, që pritet të pasohet me grumbullime të tjera, stërvitje, lojë e garë mes shkollave.

Atmosfera në palestrën në Banjë ishte e shkëlqyer, ndërsa nxënëset janë njoftuar me lojën e bukur të hendbollit dhe kënaqësinë që sjell ajo.

Ditëve të ardhshme në qytete të tjera.

Mini-hendbolli po prezantohet në kuadër të projektit “Master Plan” të cilin FHK-ja e ka fituar nga Federata Evropiane e Hendbollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat