Kosova në grup të fortë me Hungarinë, Ishujt Faroe dhe Malin e Zi

Hendboll

Kosova në grup të fortë me Hungarinë, Ishujt Faroe dhe Malin e Zi

Më: 27 mars 2026 Në ora: 00:08
Shorti

Të enjten mbrëma në Lisbonë është tërhequr shorti i kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Evropian 2028 në konkurrencë të meshkujve në hendboll.

Pjesë e shortit ishte edhe Kombëtarja jonë, që kualifikimet i nisë prej kësaj faze.

Kosova do të garojë në Grupin 4, që vlerësohet shumë i vështirë. 

Kundërshtare të Kombëtares sonë janë Hungaria nga vazoja e parë, Ishujt Faroe nga vazoja e dytë dhe Mali i Zi nga vazoja e tretë.

Kualifikimet fillojnë më 4/5 nëntor të këtij viti, ndërsa përfundojnë më 6 maj 2027.

Dy të parat e secilit grup kualifikohen në Evropian, së bashku me katër Kombëtaret më të mira të vendit të tretë prej tetë grupeve sa janë gjithsej.

Mali i Zi dhe Ishujt Faroe janë Kombëtare të njohura për Kosovën.

Me to jemi përballur së fundi.

Ndërkohë me Hungarinë do të luajmë për herë të parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat