Kastrioti i Ferizajt nuk ka të ndalur në elitën e hendbollit të Kosovës.
Ekipi ferizajas ka shënuar sot fitore në derbin e madh, me rezultat 23:20 ndaj KH Besa Famgas nga Peja, në takimin e javës së 23-të.
Një fitore që konfirmon edhe një herë forcën e këtij ekipi, i cili synon të gjitha trofetë në edicionin e sivjetshëm.
Ishte një ndeshje e fortë dhe shumë e luftuar mes dy skuadrave.
Ferizajasit u treguan më të mirë në momentet vendimtare dhe me meritë arkëtuan dy pikët, në një atmosferë të bukur sportive në palestrën Palestra e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.
Në pjesën e dytë Kastrioti u shkëput deri në nëntë gola, por pejanët u afruan në tri në fund.
Albin Ahlin Axel ishte më efikasi te Kastrioti me 6 gola. Alban Haziri e Gentrit Brahimi i shënuan nga katër, kurse me pritje, si zakonisht, u dallua Wadi Chebbi.
Mohamed Yassin ishte më efikasi te Besa Famgas me shtatë gola. Boban Kakovski i realizoi pesë.
Kastrioti mbetet lider me 42 pikë. Besa Famgas është e treta me 34 pikë, me një ndeshje me pak të luajtur.
Pas kësaj fitoreje, Kastrioti kryeson renditjen me 42 pikë, dy më shumë se KH Rahoveci, ndërsa Besa renditet në vendin e tretë me 34 pikë.