Ferizaj e Shqiponja fitojnë me rezultate të thella! Elsa Kongjeli i realizon 14 gola

Hendboll

Ferizaj e Shqiponja fitojnë me rezultate të thella! Elsa Kongjeli i realizon 14 gola

Më: 29 mars 2026 Në ora: 20:54
Elsa Kongjeli

Të dielën u luajtën edhe dy ndeshje tjera në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.. Ferizaj fitoi 53:37 ndaj Ulpianës, kurse Shqiponja e mposhti Terezën me 37:24.

Elsa Kongjeli i realizoi 14 gola për Ferizajn, kurse Mirjeta Dinolli dhjetë. Dorentina Qufaj (16) dhe Elisa Krasniqi (12) i shënuan shumicën e golave për Ulpianën.

Shqiponjën drejt fitores e udhëhoqën Ana Carolini Gonçalves me 10 gola dhe Alma Nivokazi me nëntë.

Kaltrina Paci, Arjeta Imeraj dhe Bleona Hashani i shënuan nga shtatë gola për Terezën.

Shqiponja është e dyta me 22 pikë, derisa Ferizaj i treti me 20.

Tereza renditet e gjashta me 12 pikë, derisa Ulpiana është e shtata me tri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat