Njeriu që mendoi gjithmonë për të tjerët dhe kurrë për vete.
Sot shteti i Kosovës, përmes Presidentes Vjosa Osmani, e nderoi me Medaljen Presidenciale për Merita dhe kontributin e palodhshëm në hendboll dhe në sportin e Kosovës, Izet Gjinovci.
Izeti ishte një personalitet i rrallë, një punëtor i palodhur, një lokomotivë që për më shumë se 40 vite dha kontribut të jashtëzakonshëm për hendbollin e Kosovës.
Figura të tilla dinjitoze nuk vdesin kurrë; ato mbeten në memorien tonë dhe frymëzojnë brezat që do të vijnë.
Një apel edhe për institucionet tona, këto personalitete nuk duhet kurrsesi të harrohen, por t’u jepet merita dhe respekti që meritojnë sa janë gjallë.
Gjithsesi, mirënjohje dhe respekt i përjetshëm për veprën dhe kontributin e Izet Gjinovcit.