Olt Kabashi: Synimi i Besa Famgasit është i qartë

Hendboll

Olt Kabashi: Synimi i Besa Famgasit është i qartë

Më: 23 prill 2026 Në ora: 11:21
Olt Kabashi

Besa Famgas ka dominuar për kohë të gjatë në hendboll.

Por Kupën e Kosovës së fundi e ka fituar në vitin 2022. Dhe te skuadra pejane janë të motivuar për ta kthyer trofeun e vlefshëm.

Fillimisht synohet të kalohet pengesa e parë, Prishtina.

Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës mes Besa Famgasit dhe Prishtinës zhvillohet të shtunën nga ora 16:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

“Do të hyjmë në lojë maksimalisht të fokusuar për të dhënë gjithçka si ekip. Jemi gati për sfidat që na presin. Turneu final i Kupës së Kosovës është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të luftojmë për çdo top, për çdo gol, në çdo sekondë”, ka thënë portieri i skuadrës Besa Famgas, Olt Kabashi.

“Synimi ynë është i qartë – rezultat pozitiv dhe paraqitje që reflekton punën dhe përkushtimin tonë”, ka shtuar Kabashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat