Tre burra që dhanë shumë për hendbollin e Kosovës.
Mexhit Devaja dhe Eugen Saraçini, presidentët nderit të Federata e Hendbollit e Kosovës, kaluan më shumë se një dekadë në shërbim të hendbollit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e këtij sporti.
Rrugën e tyre po e ndjek me hapa të mëdhenj Edin Kolgeci, një burrë i pathyeshëm, i cili ende nuk e ka një vit që ka marrë pozitën e presidentit të FHK-së dhe synon që gradualisht këtë sport ta çojë në nivele që të lakmohet edhe përtej kufijve të vendit.
Hapi i parë tashmë u bë. Finalja e Kupës së Kosovës dha pasqyrën e vërtetë të interesimit për hendbollin, me mbi 3500 shikues në tribunat e palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Kolgeci synon që projektet t’i shtyjë përpara dhe t’i realizojë në praktikë, duke vazhduar traditën e dy paraardhësve të tij.
Në një fotografi, tre burra, dy ish-presidentë dhe një president aktual i FHK-së.