Samadrexha është finalistja e parë e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në gjysmëfinale, Samadrexha fitoi dy ndeshje ndaj Ferizajt.
Fitoren e dytë e arriti të enjten në palestën "Bill Clinton" në Ferizaj, me rezultati 36:30.
Që në pjesën e parë samadrexhaset krijuan epërsi bindëse që shkoi deri në nëntë gola. Dhe në pjesën e dytë epërsia e mysafireve nuk u rrezikua për asnjë moment.
Amanda Abreu ishte më efikasja te Samadrexha me 7 gola. Tina Hetemi, Fatiha Haimer dhe Erza Ferizaj i realizuan nga pesë.
Sevdanur Ozkan i shënoi 7 gola për Ferizajn. Shkurte Mehmeti, Mirjeta Dinolli dhe Agnesa Hysa i realizuan nga pesë.