Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, Isak Osmani dhe sekretari i Shoqatës, Nikollë Quni, të premten e të shtunën morën pjesë në Konventën e drejtuesve të Shoqatave të Gjyqtarëvë të federatave anëtare të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).
Konventa e kryegjyqtarëve është mbajtur në Vjenë të Austrisë, në selinë e EHF-së. Tema kryesore e Konventës ishte: Forcimi i bazës së referimit – rekrutimi si prioritet strategjik.
Gjatë punimeve janë analizuar sfidat dhe trendet aktuale në rekrutimin e gjyqtarëve në hendboll dhe në sportet tjera të mëdha. Janë shkëmbyer praktikat më të mira dhe strategjitë tashmë të dëshmuara në organizatat sportive.
Gjatë Konventës kanë ligjëruar ekspertë të referimit dhe njohës të mirë të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve nga federatat evropiane të futbollit, basketbollit dhe volejbollit.
Osmani dhe Quni e kanë vlerësuar shumë të rëndësishme përvojën në Vjenë.