Shqiponja synon ta rikthejë titullin pas 8 viteve

Hendboll

Shqiponja synon ta rikthejë titullin pas 8 viteve

Nga: K.G. Më: 12 maj 2026 Në ora: 13:08
Shqiponja e Gjakovës

Shqiponja e Gjakovës mobilizohet që ta rikthejë titullin e kampionit në vitrinat e saj pas 8 viteve.

Hera e fundit që e ka fituar titullin është në edicionin 2017-2018.

Shqiponja në finale do të përballet me Samadrexhën, fituesen e Kupës së Kosovës.

“Nesër finalja e madhe!

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ne si klub kemi arritur në finalen e play-off-it të Superligës së Kosovës.

Përballë nesh do të jetë Samadrexha, në një seri finale ku kampione shpallet skuadra që arrin tri fitore. 

Ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.

Ndeshja e dytë finale është të shtunën(16 maj) nga ora 20:00 në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë.

Ndeshja e tretë finale sërish në Samadrexhë (21 maj).

Ndeshja e katërt dhe e pestë eventuale luhen më 24, përkatësisht 28 maj.

Vajzat tona kanë treguar përkushtim dhe zemër gjatë gjithë sezonit, duke eliminuar kampionin në fuqi në gjysmëfinale dhe duke dëshmuar se meritojnë të jenë në finale.

Jemi krenarë me secilën lojtare, me stafin dhe me të gjithë ata që kanë qenë pranë klubit në çdo hap. Tani na duhet mbështetja e secilit prej jush!

Suksese vajzave tona në finalet që na presin, besojmë fuqishëm në ju.”, thuhet nga Shqiponja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat