Kjo javë është e rezervuar për aktivitete të Kombëtareve të hendbollisteve.
Kombëtarja A e Kosovës nuk do të ketë grumbullim, por përzgjedhësi Jesper Ostlund dhe shtabi teknik i Kombëtares A kanë planifikuar grumbullim me lojtarët e rinj, kandidatë për vend në ekipet e moshave në Kombëtaren e Kosovës
Në këtë grumbullim do të marrin pjesë rreth 25-30 hendbollistë të rinj, thuajse të gjithë anëtarë të klubeve të vendit tonë.
Grumbullimi, përkatësisht kampi do të mbahet në Prishtinë, ndërsa do të jetë i fokusuar në punën në aspektin fizik.
Selektori Ostlund do të udhëheqë punën me lojtarët tanë të rinj, kurse takimi i lojtarëve bëhet të enjten (sot) në mesditë në Hotel International Prishtina.
Kampi përfundon më 17 maj.