Bosnja dhe Hercegovina nuk do të luajë në Kampionatin Botëror në hendboll të vitit 2027.
Bosnja pësoi humbje në Torshavn nga Ishujt Faroe me rezultat 33:28, dhe pas humbjes në Tuzëll me 24:22, mbetën pa kualifikim në një garë të madhe.
Bosnja e Hercegovina e nisi mirë takimin dhe për një kohë të gjatë u duk si skuadër që mund të realizonte përmbysjen e madhe. Hendbollistët boshnjakë kishin epërsi prej dy golash në pjesën e parë, duke e anuluar në një moment disavantazhin nga ndeshja e parë në Tuzëll dhe duke e kthyer duelin në baraspeshë të plotë.
Megjithatë, pjesa e dytë solli rënie të madhe në lojën e ekipit boshnjak.
Ishujve Faroe e shfrytëzuan gjithnjë e më mirë gjerësinë në sulm, sidomos përmes krahëve dhe pivotit, ndërsa pas disa gabimeve dhe rasteve të humbura të Bosnjës, vendasit krijuan epërsi të sigurt.
Që nga mesi i pjesës së dytë, Ishujt Faroe morën kontrollin e plotë të ndeshjes dhe deri në fund nuk i lejuan më “Dragonjtë” të riktheheshin në lojë.
Më efikasi te Bosnja ishte Shahinoviq me nëntë gola, ndërsa paraqitje shumë të mirë pati edhe Omer Mehmedoviq.
Te vendasit, i pandalshëm ishte Oli Mittun Teigum, ndërsa rol të rëndësishëm në fund pati edhe portieri Jakobsen.
Ishujt Faroe kështu siguruan një kualifikim historik në Kampionatin Botëror, ndërsa Bosnja e Hercegovina tashmë do të fokusohet në ciklin e ardhshëm kualifikues.