Vashat e reja të Vjosës së Shtimes treguan lojë më të mirë në kuadër të Kampionatit të Kosovës -16 në hendboll.
Vjosa i dha leksion Kastriotit U-16 me rezultat 19:15.
“Vashat e reja të KHF Vjosa U16 kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj KHF Kastriotit me rezultat 15:19, në një ndeshje shumë të luftuar.
Pjesa e parë përfundoi baras 9:9, me të dy skuadrat që zhvilluan lojë të barabartë dhe me ritëm të lartë.
Në pjesën e dytë, KHF Vjosa tregoi lojë më të organizuar dhe efikasitet më të madh në sulm, duke arritur të krijojë epërsi dhe ta ruajë atë deri në fund të takimit.
Kjo fitore është rezultat i angazhimit dhe disiplinës së lojtareve të reja, të cilat vazhdojnë të tregojnë progres dhe paraqitje pozitive në kampionat”, njofton KHF Vjosa..