Kampionja e Ligës së Parë të Kosovës, Vushtrria po kalon në një periudhë të vështirë si klub!
Vushtrria pas një viti u rikthye në shoqërinë e më të mirëve, por synimet e saja janë të organizohet dhe përgatitet sa më mirë për edicionin 2026-2027.
“Vushtrria, tashmë është pjesë e Superligës, një sukses i madh që erdhi pas shumë pune, p
Vushtrria
ërkushtimi dhe sakrifice nga lojtaret, trajnerët dhe të gjithë ata që qëndruan pranë klubit.
Por, hyrja në Superligë sjell edhe përgjegjësi më të mëdha.
Për të përfaqësuar qytetin tonë me dinjitet dhe për të qenë konkurrues në nivelin më të lartë, klubi ka nevojë për mbështetje financiare dhe sponsorë seriozë”, thuhet mes të tjera nga klubi.
Hendbollistja Kosovare Avdiu tha se puna, angazhimi, disiplina dhe lojërat e mira, janë qelës i suksesit.
Avdiu luan në pozitën e alos së djathtë dhe premton angazhim edhe më të madh në edicionin e ri.
“Bota sot”: Vushtrria rikthehet në elitën e hendbollit të Kosovës pas një viti, ku ishte sekreti i suksesit?
Kosovare Avdiu: Sekreti i suksesit ka qenë bashkëpunimi i madh mes lojtareve, angazhimi maksimal dhe një kryesi shumë e mirë që ka qenë gjithmonë pranë ekipit. Jemi lojtare vendore, kemi luftuar së bashku dhe kemi besuar te njëra-tjetra deri në fund.
“Bota sot”: Si e sheh Vushtrrinë në Superligë?
Kosovare Avdiu: Vushtrrisë gjithmonë i ka munguar Superliga dhe besoj se edhe Superligës i ka munguar Vushtrria, sidomos për publikun e flaktë që gjithmonë e ka përkrahur hendbollin.
Me pak më shumë investim dhe mbështetje, e shoh Vushtrrinë aty ku e ka vendin – në mesin e më të mirëve.
“Bota sot”: Çfarë ka nevojë më shumë Vushtrria?
Kosovare Avdiu: Aktualisht, Vushtrria ka më së shumti nevojë për përkrahje, sponsorizim dhe mbështetje financiare për ta vazhduar rrugëtimin në Superligë dhe për të qenë sa më konkurruese.
“Bota sot”: Përveç krizës që po kalon klubi, ka një fond të pasur lojtaresh. A mendoni se do të jeni një ekip i denjë në Superligë?
Kosovare Avdiu: Po, patjetër. Kemi një fond shumë të mirë të vajzave të reja dhe të talentuara.
Shumica prej tyre janë pjesë e kombëtares, gjë që tregon cilësinë që kemi.
Kemi motivim të madh për vazhdimësi dhe besojmë shumë në suksesin tonë në Superligë.
“Bota sot”: Edhe lojtare edhe nënë e një vajze, sa është vështirë?
Kosovare Avdiu: Nuk është e lehtë, sepse kërkon shumë sakrificë dhe organizim, por kur e do sportin dhe ke mbështetje nga familja, gjithçka bëhet më e lehtë.
Mundohem t’i jap maksimumin edhe familjes, edhe klubit.
“Bota sot” Çfarë premton Kosovarja?
Kosovare Avdiu: Premtoj angazhim maksimal, punë dhe përkushtim në çdo ndeshje, duke dhënë gjithmonë më të mirën për klubin dhe për suksesin e ekipit tonë.