Të enjten (sot) prej orës 20:00 luhet finalja e tretë e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Mund të jetë edhe finalja e fundit.
Në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, takohen Samadrexha dhe Shqiponja. Me fitore, Shqiponja siguron titullin e kampionit. Por samadrexhaset kanë synime të tjera, të fitojnë dhe ta vazhdojnë serinë finale të plejofit.
Ndeshja e parë finale ishte luajtur pikërisht në Samadrexhë, ndërsa Shqiponja e Gjakovës kishte fituar 23:22. Shqiponja fitoi 26:22 në fundjavë në “Shani Nushi” dhe tani i duhet edhe një fitore për ta siguruar titullin e kampionit.
Samadrexha i fitoi të gjitha ndeshjet e stinorit të rregullt. E fitoi edhe trofeun e Kupës dhe më pas dy gjysmëfinalet e plejofit me Ferizajn. Por nuk shfaqi atë që e ka pritur kjo skuadër në dy finalet e para.