Spektakli i radhës në Ferizaj! Kastrioti apo Rahoveci do të fitojnë në finalen e tretë?

Hendboll

Spektakli i radhës në Ferizaj! Kastrioti apo Rahoveci do të fitojnë në finalen e tretë?

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:20
Pamje nga ndeshja

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Ndeshja zhvillohet prej orës 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, që pritet të mbushet me shikues.

Shpresohet në ndeshje të fortë dhe me rivalitet.

Pas dy ndeshjeve, rezultati është 1:1. Kështu që të dy skuadrat synojnë ta bëjnë hapin e madh drejt titullit të kampionit.

Skuadra me tri fitore, shpallet kampione.

Një javë më parë, Kastrioti fitoi në Ferizaj me rezultat 37:31. Edhe më bindës ishte Rahoveci në ndeshjen e dytë në shtëpi, të cilën e fitoi 34:24.

Ndeshja e tretë pritet të jetë më e barabartë dhe me rivalitet më të madh..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat