Kastrioti apo Rahoveci, kush triumfon sonte në Ferizaj?

Hendboll

Kastrioti apo Rahoveci, kush triumfon sonte në Ferizaj?

Nga: K.Goca Më: 27 maj 2026 Në ora: 13:19
Kastrioti

Sonte gjithë vëmendja e hendbollit është te finalja e tretë e play-off-it mes Kastriotit dhe Rahovecit, një përballje që pritet të sjellë spektakël e rivalitet të madh në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Seria finale është e barabartë 1:1 dhe kjo e bën duelin edhe më dramatik, pasi fituesi do të afrohet shumë pranë titullit kampion. Ndeshja nis në orën 20:00. 

Kastrioti hyn në këtë takim me një avantazh të vogël psikologjik për shkak të terrenit vendas dhe faktit se stinorin e rregullt e përfundoi në krye të tabelës, duke treguar më shumë stabilitet gjatë sezonit

. Ferizajasit po ashtu vijnë me moral të lartë pasi fituan Kupën e Kosovës dhe synojnë ta kurorëzojnë sezonin me edhe një trofe. 

Në anën tjetër, Rahoveci mbetet kampioni në fuqi dhe skuadër me përvojë të madhe në ndeshje vendimtare.

Rahovecasit kanë dëshmuar se dinë të reagojnë në momentet më të vështira, prandaj nuk do të ishte aspak befasi nëse arrijnë rezultat pozitiv edhe në Ferizaj..
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat