Demë Sadiku: Sulmohen tifozët tanë, njëri përfundoi në spital! Na detyruan të luanim në gaz lotsjellës

Hendboll

Demë Sadiku: Sulmohen tifozët tanë, njëri përfundoi në spital! Na detyruan të luanim në gaz lotsjellës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 maj 2026 Në ora: 23:57
Pamje nga tymi në salltë

Sekretari i përgjithshëm i klubit të hendbollit Shqiponja e Gjakovës, Demë Sadiku, është shprehur i tronditur me atë që, sipas tij, ka ndodhur gjatë dhe pas finales së pestë në Samadrexhë.

Sadiku tha se disa tifozë të Shqiponjës janë sulmuar pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në spital.

“Janë sulmuar tifozët tanë. Disa prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Vushtrrisë, ndërsa njëri ka përfunduar në spital. Tifozët janë sulmuar prapa shpine pas përfundimit të finales”, ka deklaruar Sadiku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai u ankua edhe për kushtet në të cilat është zhvilluar finalja e pestë e play-off-it të Kampionati të Kosvës në hendboll (femrat), duke thënë se nuk ka pasur kushte minimale për lojë.

“Nuk ka pasur as kushte minimale që të luhet ndeshja. Jemi detyruar të luajmë në gaz lotsjellës.

U ndal rryma, nuk punonte semafori dhe nuk kishte kushte normale.

Presioni ishte i madh, loja u ndërpre disa herë dhe na imponuan të luajmë një finale pa kushte”, u shpreh Sadiku.

Finalja e pestë e kampionatit u fitua nga Samadrexha, e cila triumfoi ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 25:23 dhe fitoi serinë finale 3:2, duke u shpallur kampione e Kosovës pas 20 vitesh pritje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat