Të premten është tërhequr shorti për garat e sporteve ekipore në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Për herë të parë në Lojëra Mesdhetare do të marrin pjesë edhe ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll.
Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare do të shërbejë për zhvillimin e mëtejmë të Kombëtareve tona.
Sipas shortit të tërhequr, Kombëtara e Kosovës në konkurrencë të meshkujve do të jetë në grup me Italinë, Egjiptin e Portugalinë.
Ndërkohë Kombëtarja e Kosovës në konkurrencë të femrave do të garojë në grup me Italinë, Algjerinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Tunizinë.
Pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” shërben për përgatitje sa më të mirë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” mbahen në Taranto të Italisë prej 21 gushtit deri më 3 shtator.
Komiteti Olimpik i Kosovës do të dërgojë ekip shumë të madh sportistësh në Lojërat e fundit Mesdhetare para atyre në Prishtinë.