Demë Sadiku godet Samadrexhën: Nuk e pat të arsyeshme as një telefonat të bëni! I jemi mirënjohës policisë 

Hendboll

Demë Sadiku godet Samadrexhën: Nuk e pat të arsyeshme as një telefonat të bëni! I jemi mirënjohës policisë 

Nga: K.Goca Më: 30 maj 2026 Në ora: 13:14
Demë Sadiku

Disa prej tifozëve të klubit të hendbollit Shqiponja nga Gjakova janë sulmuar pas finales së pestë të Kampionatit të Kosovës që u zhvillua në Samadrexhë të Vushtrrisë.

Demë Sadiku, sekretarit të klubit Shqiponja (femrat) i ka mbetur hatri në KHF Samadrexhën përkatësisht në kryesinë dhe kryetarin e këtij klubit, që nuk e ka pa të arsyeshme as një telefonat të bëjnë për t’u interesuar për fatin e tyre pas incidentit.

“Fillimisht ua uroj fitoren dhe titullin e Kampionit të Kosovës por nuk mundë të mos ceku se me gjithë angazhimin kishte shumë gjëra që kanë mundur të ndikojnë edhe në rezultat.

Është për keqardhje që nuk i keni dëgjuar dhe shikuar sharjet pothuajse gjatë gjithë lojës ndaj vajzave tona e në veçanti ndaj kapitenes Alma Nivokazi, bile ka pasur sharje dhe ofendime edhe në prezencën e Policisë mos të them se në sharje dhe ofendime u ka ndihmuar edhe njëri prej policëve. 

Edhe ajo që ka ndodhur pas ndeshjes është dashur të kontrollohet nga Ju dhe policët që ishin prezentë, megjithatë për sjelljen e Policisë pas ngjarjes ne u jemi mirënjohës sepse kanë pasur sjellje të shkëlqyeshme, duke na përcjellur edhe në spital në Vushtrri dhe duke dërguar të lënduarin edhe në spitalin e Mitrovicës. 

Faleminderit për at sjellje aq korrekte deri në ora 3 të mëngjesit ku na përcollën për Gjakovë. Ju të nderuar jo që nuk erdhët në Spitalin e Vushtrrisë apo në Polici por nuk e pat të arsyeshme as një telefon ta bëni dhe të pyetni për gjendjen e të lënduarit, po të kishte ndodhur në Gjakovë unë tërë kohën do të isha me Ju, Ju këtë nuk e bëtë”, ka thënë Dema për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat