Sigurdsson: Nuk jap intervista! Përpiqem ta ruaj privatësinë time

Hendboll

Sigurdsson: Nuk jap intervista! Përpiqem ta ruaj privatësinë time

Nga: K.G. Më: 6 qershor 2026 Në ora: 21:26
Dagur Sigurdsson

Pasi, në panelin hapës, ministri i turizmit dhe sportit kroat, Tonçi Gllavina, tha se një nga sukseset sportive kroate më frymëzuese për të ishte medalja e argjendtë botërore e hendbollistëve, në skenën e edicionit të pestë të Sunset Sports Festival doli Dagur Sigurdsson. I njohur si trajner që pothuajse kurrë nuk jep intervista “një më një”, Dagur u hap para kolegut Marko Shapita më shumë sesa mund të pritej nga një islandez gjakftohtë.

Nuk jap intervista. Përpiqem ta ruaj privatësinë time. Nuk dua të flas për veten, nuk ka shumë për të thënë.

Megjithatë, në këtë rast u dëgjua të thoshte se i urren gjyqtarët, se nuk i pëlqen të flasë shumë me lojtarët e tij dhe edhe disa gjëra të tjera interesante që e bëjnë figurë të veçantë në skenën e trajnerëve këtu dhe më gjerë.

“Gjatë përgatitjeve kemi shumë pak takime. Nëse i kemi, zakonisht bëhet fjalë për kundërshtarin e radhës, 10–15 minuta, ose menjëherë pas stërvitjes.

Sigurisht, lojtarët mund të më drejtohen nëse kanë probleme, por përndryshe i lë të qetë.

Nëse jemi pesë javë bashkë dhe unë flas vazhdimisht, ata do të pushojnë së dëgjuari.

\Nëse flet kaq pak me lojtarët, si arrin t’i njohë ata?

“Nuk është se nuk dua të flas me ta, por natyra ime është e tillë që nuk do ta thërras lojtarin çdo pak kohë për ta pyetur si është. Nuk i kontrolloj lojtarët, por nëse kanë problem, me kënaqësi bisedoj me ta”.

Ndoshta e ndihmon përshtypja që krijoi pas marrjes së drejtimit të përfaqësueses kroate.

“Kam punuar si përzgjedhës i Austrisë, Gjermanisë dhe Japonisë dhe në ato kombëtare nuk kam krijuar përshtypjen e afërsisë mes lojtarëve siç e gjeta te përfaqësuesja kroate. Pra, krijova përshtypjen se në një pjesë është si familje.

Por, e dini si është, edhe brenda familjes mund të ketë rrezik, sepse nëse ndodh diçka, ajo shndërrohet në dramë. Kjo është ana tjetër e medaljes”, tha Sigurdsson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat