Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e pionierëve (U16).
Finalja e Final8 të Ligës së Pionierëve u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Dy minuta para fundit, kur rezultati ishte 33:27 në të mirë të Besës, trajneri i Vëllaznimit e tërhoqi skuadrën nga fusha e lojës.
Kështu fitorja i takoi skuadrës pejane, Besa Famgas.
Në ndeshjen për vend të tretë, Prizreni fitoi 29:26 ndaj Trepçës.
Kupën për kapitenin e Besës e ndau Xhavit Morina, nënpresident i FHK-së.