Puna me portierë do të ketë vëmendje të veçantë 

Hendboll

Puna me portierë do të ketë vëmendje të veçantë 

Më: 27 qershor 2026 Në ora: 19:51
Jesper Ostund

Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit për Nlb -kos Kampin Veror.

Kampi mbahet prej të hënës në Loyola Gymnasium në Prizren.

Puna me hendbollistë të rinj do të udhëhiqet nga selektori i Kombëtares A, Jesper Ostund.

Koordinatori i gjeneratave të reja, Bujar Qerimi, do të drejtojë punën me Kombëtaren U18.

Koordinator i punës me hendbolliste të reja është Faruk Shala, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

Puna me portierë do të ketë vëmendje të veçantë dhe do të koordinohet nga Martin Norrbom, trajner i portierëve në Kombëtaren A.

Do të jenë të angazhuar edhe shumë trajnerë të vendit për të ofruar mbarëvajtje dhe efikasitet sa më të madh të kampit veror..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat